Ekspertë përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i janë bashkuar tryezave  të punës të organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të nismës së ndërmarrë për pëmirësimin e klimës së investimeve në vend.

Këto tryeza synojnë diskutimin e rekomandimeve të bëra nga bizneset me qëllim përfshirjen e tyre në planin e punës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Rekomandimet janë kategorizuar në tema të identifikuara si: “Arsimi dhe Punësimi”, “Ekonomia”. “Kuadri Fiskal”, “Prokurimet Publike” etj, duke përfshirë 10 ministri përgjegjëse dhe disa institucione varësie.

Ekspertët përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, janë të angazhuar të japin kontributin e tyre në këtë proces, duke bashkëpunuar me çdo grup pune të ngritur nga ministritë përgjegjëse për adresimin e rekomandimeve të identifikuara si prioritare për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, pjesë përbërëse të Agjendës së Investimeve.

About the Author Brikena

Share your thoughts

Your email address will not be published. Required fields are marked *

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}